Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot nga afër lagjen ‘Rilindja’ në Spital të Durrësit, ku do të jetojnë familje të prekura nga tërmeti i 2019-ës.
Ai gjatë një vizite në kantier theksoi se ishte dhe porosi e biznesmenit Alabari që shihte nga afër punimet.
“Kjo për 5 vite do të jetë një lagje më e bukur, e ndërtuar nga hiçi. Me hapësira, dhe të gjitha gjërat që do të vazhdojmë t’i ndërtojmë rreth e rrotull. Kopsht, qendër shëndetësore dhe shkollë. Ku do të jetë akademia e Manchester City-t? Tani puna është që të bëjmë këto sistemimet e fundit. Më mbyti Alabari; shko shihi, shko shihi. Se dhe unë e mbyta… Më tha; brother shko shikoji…E bëri ai këtë, është investim i jashtëzakonshëm. Shihe sa bukur është. Po nga pikëpamja e listës çfarë po bëhet?!”, tha Rama.
()