Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar me një mesazh sot për ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili ndodhet i shtruar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Më anë të një postimi në Facebook, Braçe shkruan: “Ti nuk dorëzohesh!”, duke publikuar dhe një foto të liderit historik të PS.
Po sot, kryeministri Rama i ka akorduar Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike ish-kryeministrit Fatos Nano.
Rama u shpreh sot se po lutet për Fatos Nanon në këto orë të vështira të luftës për jetën të liderit historik të Partisë Socialiste.
Kryeministri thekson se Nano meriton mirënjohjen tonë për gjithçka të mirë mundi t’i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme.