Policia e Tiranës ditën e sotme ka sekuestruar një sasi kokaine, ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona.
Burimet zyrtare kanë bërë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Three stars” pas hekurave ra edhe shtetasi Robert Domi. Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar për se Robert Domi është djali i ish-nënkryetares së bashkisë së Shijakut, Shpresa Domi.
Domi shërbente si nënkryetare e bashkisë së Shijakut deri në vitin 2018, ku u largua nga detyra dhe tani është pedagoge.
Domi u vu në pranga së bashku me dy shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, furnizonin me lëndë narkotike kokainë, disa rrjete shpërndarësish.
Atyre iu sekuestruan 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë.