Sot takimi për historinë, Partizani kërkon përmbysjen ndaj Astanës pa 2 titullarë, ja si priten të rreshtohen të kuqtë

Sot është dita e madhe, mundësia më e mirë për Partizanin për të shkruar historinë në kupat e Evropës. Në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, kampionët në fuqi të futbollit shqiptar do të kërkojnë kualifikimin për në grupet e Conference League dhe kjo mund të bëhet vetëm nëse përmbysin humbjen 1-0 në Kazakistan ndaj Astanës.

Kërkohet një ndeshje thuajse perfekte për demat, ku emocionet dhe presioni duhet t’ia lënë vendin dëshirës dhe këmbënguljes për nxjerrë një ndeshje që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë tifozët. Pavarësisht entuziazmit, situata nuk ka qenë më e mira e mundshme.

Përveç lajmeve të mira të rikthimit të Atanaskoskit dhe gatishmërisë së Eros Grezdës, Kristian Mba ka qenë në garë me kohën për t’u rikuperuar në kohë. Ai do të jetë, por vështirë të luajë titullar. Problem tjetër është edhe Adnard Mehmeti. Mesfushori ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë seancës së parafundit dhe nuk pritet të luajë sot.

Kështu, me Qirkon në portë i sigurtë, Atanaskoski do të ulë në stol Zekollin, ndërsa plotësojnë mbrojtjen Hadroj, Sota dhe Kocijan. Në mesfushë pritet treshja Murataj-Maget-Rrapaj. Sulmi nuk pritet të ndryshojë me ndeshjen e parë, me Grezdën djathtas dhe Carën majtas, të mbështetur me Gjelbrim Taipi. Për ndeshjen e sotme priten rreth 7 mijë tifozë në mbështetje të Partizanit.

()

Arena e Lajmit


Sot takimi për historinë, Partizani kërkon përmbysjen ndaj Astanës pa 2 titullarë, ja si priten të rreshtohen të kuqtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook