Skënderbeu befasoi që në start duke e nisur sezonin e ri me një fitore të bujshme në transfertë përballë Egnatias. Me një ekip të ri, por me shumë grintë, korçarët vërtetuan se nuk dëshirojnë të jenë thjesht kalimtar, por ky është një sezon ku kërkojnë të jenë protagonistë. Pas Egnatias, Gvozdenovic paralajmëron edhe Dinamo City, rivalin e tyre këtë të premte. Trajneri i Skënderbeu, në konference për shtyp, theksoi se ekipi i tij është gati për luftë, për të dhënë gjithçka në fushë, ndërsa e kënaqin vetëm tre pikët:
“Është një kundërshtar i fortë, i cili ka ndryshuar, pasi tani kanë një trajner të ri, por ne jemi gati për luftë dhe futemi në fushë vetëm për të fituar. Të gjithë jemi gati, nuk kemi asnjë problem, të gjithë lojtarët janë në dispozicion. Në futboll të gjithë kanë presion, unë, lojtarët, edhe presidenti ka presion. Por kjo është diçka pozitive. Është një ndeshje delikate, është një kundërshtar i fortë, nuk ka asnjë garanci. Unë mendoj se mund të bëjmë mirë për të kënaqur edhe tifozët”.
()