Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi akuzohet për vjedhjen e parave dhe disa dokumenteve në një makine. Burime zyrtare bënë me dije se behet fjalë për 35-vjeçarin me inicialet J. S., banues në Çukë, Sarandë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi në aksin rrugor Çukë-Berdenesh, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka vjedhur një shumë parash dhe disa dokumente.
Ndërkohë, një 19-vjeçar është arrestuar se posedonte armë të ftohtë.
NJOFTIMI I POLICISE
Kontrolle të shtuara nga Policia, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive. Arrestohen në flagrancë një 35-vjeçar që vodhi në një automjet dhe një 19-vjeçar që posedonte armë të ftohtë (përforcues grushti).
Procedohen penalisht edhe dy shtetas 16 vjeç që posedonin armë të ftohta. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të planit të masave për kontrolle të shtuara gjatë sezonit turistik, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, kanë evidentuar dhe goditur 1 rast të vjedhjes dhe 3 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestuan në flagrancë shtetasit:
J. S., 35 vjeç, banues në Çukë, Sarandë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi në aksin rrugor Çukë-Berdenesh, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka vjedhur një shumë parash dhe disa dokumente. Shuma e parave dhe dokumentet e vjedhura janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale;
K. Xh., 19 vjeç, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në pedonalen e qytetit, me përforcues grushti (dorezë metalike), bashkë me dy shtetas 16 vjeç, të cilët gjithashtu mbanin përforcues grushti (doreza metalike). Për 2 shtetasit e mitur nisi procedimi në gjendje të lirë. 3 dorezat metalike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qytetit.
Materialet procedurale për këto raste i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.