Ballkani ia ka dalë të kualifikohet sërish për në grupet e Conference League. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka shkruajtur përsëri historinë, teksa eliminoi në Play Off skuadrën bjelloruse të Bate Borisov.
Ndeshja e parë në Kosovë u fitua 4-1 nga Ballkani, ndërsa sonte për të prerë biletën për në grupe mjaftoi një humbje e ëmbël 1-0 në Városi Stadion (Mezőkövesdi).
Goli në minutën e 30-të i Kontsevoy i dha shpresë Bate Borisov-it për përmbysjen e madhe, por ekipi nga Suhareka ruajti mirë avantazhin e sfidës së parë, duke marrë kështu një sukses historik.
Te Ballkani kanë arsye përse të festojnë dhe nata sonte do jetë e gjatë, me skuadrën e Superligës së Kosovës që i gëzohet përsëri kualifikimit në një kompeticion europian si Conference League. Kujtojmë që kjo skuadër luajti edhe në edicionin e kaluar në grupet e Conference League.
()