U raportua se 50-vjeçari vdiq nga shpërthimi i bombolës, reagon sërish policia: Ja si ndodhi ngjarja në Selenicë

Policia e Vlorës ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Selenicë, ku pas një shpërthimi humbi jetën një 50-vjeçar.

NJOFTIMI I POLICISE
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, sipas të cilit, një shtetas njoftoi sallën operative të DVP Vlorë, se në banesën e fqinjit të tij, shtetasit D. G., kishte shpërthyer një bombol gazi dhe si pasojë e shpërthimit, shtetasi D. G. humbi jetën, gjatë rrugës për në spital, ju informojmë se:

Nga veprimet paraprake hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezulton se vendi i kësaj ngjarjeje nuk është brenda banesës së shtetasit D. G., por në territorin e jashtëm të banesës së këtij shtetasi.

Grupi hetimor dhe ekspertët xhenierë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën intensive për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje, për të përcaktuar çfarë ka shpërthyer, si dhe për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.

Në vijim do të informoheni për më shumë detaje mbi këtë ngjarje.

Arena e Lajmit


U raportua se 50-vjeçari vdiq nga shpërthimi i bombolës, reagon sërish policia: Ja si ndodhi ngjarja në Selenicë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook