Rektori i Universitetit të Mjekësisë, njëkohësisht shefi i kirurgjisë, Arben Gjata është paraqitur sot në SPAK, si një nga personat e akuzuar për çështjen e koncesionit të sterilizimit.
GJKKO për Gjatën ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’, ndërkohë siç e përcakton edhe procedura ai duhet të paraqitet në SPAK të premten e parë dhe të premten e fundit të çdo muaj. Përveç Gjatës, në SPAK ka shkuar siç e kërkon procedura, edhe Genc Byrazeri, i cili ka qenë anëtar i Komisionit të tenderit të sterilizimit.
Gjata, në kohën kur u lidh koncesioni më dhjetor të vitit 2015 ka pasur detyrën e anëtarit të komisionit të koncesionit të sterilizimit.
Kujtojmë se me urdhër të SPAK për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milion euro janë arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, pronari i kompanisë Investital LLC.
()