Ndeshjet kualifikuese të shtatorit për Euro 2024 janë thuajse vendimtare për fatet e Grupit E, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Situata është e tillë, kryeson grupin Çekia me 7 pikë, ndjekur nga Shqipëria me 6, Moldavia në vendin e tretë me 5 pikë por me një ndeshje më shumë se të gjithë skuadrat e tjera, Polonia e katërta me 3 pikë dhe mbyllin renditjen Ishujt Faroe me 1 pikë.
Dhe më 7 shtator Çekia e vendit të parë pret Shqipërinë e vendit të dytë, në një sfidë që mund të përcaktojë fatin e kuqezinjve për Evropianin e vitit të ardhshëm, ku Kombëtarja të paktën nuk duhet të humbë.
Po me 7 shtator Polonia pret Ishujt Faroe, me LeWandoWskin me shokë që nuk pritet të gabojnë ashtu si në Moldavi. Tri ditë më vonë, më 10 shtator Shqipëria luan ndaj Polonisë në “Air Albania”, në një ndeshje ku me 90% vulos fatet e Kombëtares shqiptare për Euro 2024-n.
Ashtu si Sylvinho, edhe Fernando Santos publikoi listën e futbollistëve të përfaqësueses polake. Ajo që ka rënë në sy ishte kthimi i veteranëve Grosiçki dhe Kriçoviak. “Jemi në një situatë të vështirë. Na mbeten 5 finale. Nëse i fitojmë, kualifikohemi në Euro 2024. Këtu bazohet edhe strategjia jonë”, tha trajneri i Polonisë.
Ndërsa dy ditë më parë trajneri i Çekisë shpalli të grumbullarit, ku mungesa e madhe është Patrick Shick. Tekniku çek tha se Shqipëria është e vështirë të mposhtet.
()