“Specialistë të rinj në të gjithë vendit”/ Propaganda e MSH për bluzat e bardha, News24 zbulon rastet e mjekëve të dypunësuar në disa spitale

Propaganda e Ministrisë së Shëndetësisë është e përditshme teksa publikon nëpër portale qeveritare e rrjete sociale lajme se po plotëson nevojat për mjeke në të gjithë vendin.

Në një postim në rrjetet sociale ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan se këtë vit doktorët Jetmira Tusha, Nikolin Mitrollari dhe Migena Ishmakej i janë bashkuar stafit të spitalit Rajonal të Kukësit, pjesë e ekipit prej 60 mjekësh specialiste me kontratë.

Por ndryshe nga çfarë propagandon ministrja Manastirliu rezulton se mjekët mesa duket nuk janë të rinj në profesion, pasi ata janë pjesë edhe e stafit të qendrës spitalore universitare “Nene Tereza”. News24 zbulon rastet e 2 mjekeve, Nikolin Mitrollari dhe Anamaria Rama të cilët përveçse ofrojnë shërbim në spitalet e Lezhës dhe Kukësit rezultojnë të jenë edhe në listat e pagesave të mjekëve roje të muajit korrik gusht e shtator në qendrën spitalore universitare Nënë Tereza në shërbimin neurovaskular.

Listat që ka siguruar News24 konfirmojnë që mjekët punojnë njëkohësisht në disa spitale.

Rasti i Anamaria Ramës dhe Nikolin Mitrollari, të shpërndarë si mjekë neurologe respektivisht në spitalin e Lezhës dhe Kukësit është një rast që tregon se mjekët paguhen dy herë nga taksat e qytetarëve për të ofruar shërbimin në spitalet rajonale teksa punojnë si mjekë roje në QSUT në informalitet.

()

Arena e Lajmit


“Specialistë të rinj në të gjithë vendit”/ Propaganda e MSH për bluzat e bardha, News24 zbulon rastet e mjekëve të dypunësuar në disa spitale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook