Basha mbledh sot Kuvendin Kombëtar të PD-së. Nga ndryshimet statutore, te vendimet organizative, zbardhet axhenda

Partia Demokratike mbledh sot Kuvendin Kombëtar, ku do të zgjidhet edhe Këshilli i ri Kombëtar. Ashtu siç ishte përcaktuar, mbledhja, e cila do të nisë në orën 10:00, do të bëhet në pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.

Më herët, në një reagim në ‘Facebook’, Partia Demokratike shkroi se ky takim vjen në një moment vendimtar për vendin dhe se PD ka zgjedhur reformimin dhe modernizimin e partisë opozitare. Mësohet se agjenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë: Ndryshime statutore; Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore; Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.

Këto ndryshime i ka paralajmëruar dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimeve të tij me demokratët. Ai tha se në Kuvend sot do të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen, forcimin dhe modernizimin e Partisë Demokratike.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha përveç prekjes së statutit të PD-së, në vijimësi pritet t’i hapë rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë kreun e Grupit Parlamentar, që sipas statutit, zgjidhet në mesin e nënkryetarëve të partisë. Mësohet se në çelje të Kuvendit fillimisht do të mbajnë fjalime disa të rinj. Pas disa fjalimeve do të mbajë fjalën e tij për gati 1 orë kreu i PD-së, Lulzim Basha. Pas fjalës së Bashës, do të prezantohen ndryshimet statutore dhe fillimisht do të jetë Komisioni i Ndryshimeve Statutore që do sqarojë ndryshimet e bëra ndërsa në vijim do të votohet me ngritje kartoni për këto ndryshime nga delegatët. Po sot do të votohet edhe Këshilli i ri Kombëtar dhe teksa do të mbahen fjalime të hapura, njëkohësisht edhe do të votohet.

Kujtojmë se Kuvendi i fundit që PD zyrtare ka mbajtur ishte ai i 18 dhjetorit, në kulmin e luftës me grupimin e Sali Berishës ku Basha mblodhi 5004 delegatë dhe vendosi që non gratat e SHBA të qëndrojnë larg drejtimit të partisë.


()

Arena e Lajmit


Basha mbledh sot Kuvendin Kombëtar të PD-së. Nga ndryshimet statutore, te vendimet organizative, zbardhet axhenda

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook