“Opozita ka nevojë bashkimin”, Salianji: Kuvendi i Bashës sot, njësoj si asambleja e PS të hënën, duan të ruajnë status-quo politike

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar sot për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të thirrur nga Lulzim Basha. 

Sipas tij mbledhja e sotme, njësoj si Asambleja e PS-së e paralajmëruar për të hënën, kanë të njëjtin qëllim, ruajtjen e status-quo politike në vend. 

“Sesioni i ri po nis me dy levizje për ruajtjen e status-quo politike, të dyja lëvizjet për mosndryshim duke demtuar interesat e qytetarëve! 

Eventet e organizuara nga formacione proqeveritare dhe anti opozitë si kjo sot apo Asambleja e datës 4 kanë të njejten valencë dhe të njëjtat qëllime! Opozita e ka domosdoshmeri koordinimin,  bashkimin, ristrukturimin dhe rikonceptimim e saj! Jam i bindur që do ta realizojë si domosdoshmëri për Shqipërinë!”, shkruan Salianji. 

Arena e Lajmit


“Opozita ka nevojë bashkimin”, Salianji: Kuvendi i Bashës sot, njësoj si asambleja e PS të hënën, duan të ruajnë status-quo politike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook