Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka udhëzuar oficerin e kontaktit në Ambasadën shqiptare në Romë të ndjekë nga afër gjyqin ndaj të dyshuarit për vrasjen e Klajdi Bitrit.
Mësohet se kjo praktikë e re do të aplikohet gjithmonë për të gjitha rastet.
Kujtojmë se 23-vjeçari u vra me shtizë peshkimi nga një algjerian pak ditë më parë në Itali, pasi ndërhyri në një sherr për të mbrojtur shokun e tij.