Mungoi në Kuvendin Kombëtar të PD, videomesazhi i Alibeajt për demokratët

Ish-kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ndonëse mungoi sot në Kuvendin Kombëtar, përshëndeti demokratët përmes një videomesazhi. Në fjalën e tij Alibeaj theksoi se ky Kuvend ka si qëllim të përmbyllë periudhën e trazuar politike.

FJALA E ALIBEAJT
Te nderuar delegate, miq te mi demokrate,
Ky Kuvend i PD, i ka te gjitha gjasat, qe jo vetem te beje nje analize reflektive per ate cka eshte thirrur, por edhe sic edhe solemniteti i nje eventi te tille e kerkon, te shnderrohet ne nje impuls themelor te mendimit dhe qendrimit politik te PD, deri ne Kuvendin e radhes apo deri ne sfiden elektorale te radhes. Ky i sotmi, ka per detyre, te permbylle periudhen e trazuar politike, jo thjesht te asaj qe ka ndodhur ne PD, por ne gjithe politiken shqiptare.

Me barren e madhe te kesaj peshe publike dhe politike, duhet qe sot, Kuvendi, te saktesoje pikerisht kete trajektore. Nuk eshte aspak e tepert te them, se ajo cka deri me tani, te gjithë ne, bashke, njerez ne kete salle dhe akoma me shume jashte saj, qe ndjejne mendojne e kane vepruar si ne, kemi arritur te gjithe se bashku, eshte qendresa! Qendresa ndaj degradimit politik qe gerryen zhvillimin shoqeror e shuan shpresen. Qendresa duke besuar pa kompromis tek vlerat themelore te djathta. Kemi qendruar me koherence duke ditur nevojen e ndryshimeve te vrullshme politike qe shoqeria shqiptare i kerkon ne menyre te ethshme, e qe po ndodhin para syve tane. Ne vetvete akti i qendreses, eshte dicka e pazakonte ne politiken shqiptare te 30 viteve. Nje shoqeri e ndrydhur, e mpirë, e dalë nga portat e ferrit te diktaturës, e manipuluar nen hipokrizine e konvertimit te komunisteve ne demokrate, e trullosur nga mirazhi i lirisë dhe demokracisë, e tronditur rende, disa here, përgjatë 30 viteve, qofte nga zhvatja me dhune e pushtetit e qofte nga pazari politik e korruptiv me pushtetin, nuk ka njohur, qe nje grupim njerezish, si ne, te mund te merren e ndermerren me politike, pa mjete dhune (madje shpesh here viktime e saj), pa pazare politike, te bindur se rruga nuk eshte as e lehte e as e shkurter.

E pra miq te mi, kjo qëndrese neve na ben ndryshe nga te tjerët. Ndryshe nga gjithë te tjerët ne politike e ndryshe përgjatë 30 viteve. Është ajo çka koha, vendi dhe shoqëria sot, do, e kërkon.
Sot mund dhe duhet ta themi se kjo qendrese jona, ne vetvete nuk ishte pjelle e interesit apo inatit te vogel subjektiv, apo perllogaritjeve te vogla meskine elektorale. Koha e gjate e e kesaj qendrese e deshmoi kete. Dicka tjeter, dicka tjeter, na ka bere, te jemi sot ketu, ne kete Kuvend. Besimi ne vlera! Besimi se persistenca fanatike ne ndjekjen e tyre, eshte rruga e vetme, qe do na pikeprese me rrugen e nevojes dhe deshirave te shumices derrmuese te shqiptareve.
Po cilat jane keto vlera? I kemi perjetuar, ne i kemi brenda vetes, por ndoshta nuk kemi patur oportunitetin ti shquajme qartesisht. Sot eshte momenti ta bejme. Sot eshte momenti ta bejme, sepse per nje kohe jo fort te gjate, me pak se 2 vjet, do te marrim gjykimin e shqiptareve. Suksesi yne i neserm do ta varet nga qartesia e sotme. E si vlere e pare, te cilen duhet ta rikthejme ne qender te pozicionit dhe mendimit tone politik, eshte individi shqiptar. Individi shqiptar sot eshte i brishte, i pafuqishem ndaj pushtetit, shpesh mosbesues ndaj politikes, ndonjehere edhe mosreagues ndaj se padrejtes. Viktime e terrorit te pushtetit, eshte viktime e frikes ndaj krimit pse jo edhe i tunduar ndaj joshjes. Nen peshen e halleve te vogla e te medha njerezore, shpesh i prirur te ike nga ky vend, duke iu mpakur edhe ndjesia xhenuine e patriotizmit. Ne si parti qe lindi si e djathte a si konservatore, duhet ta mbajme peshen tone te fajit e te bejme nje reflektim te thelle e te sinqerte, per kete gjendje. Zgjidhja ne fakt eshte aty, eshte e thjeshte: cdo pushtet, sado i forte, e me te forte jete, me para e oligarke e media te mbështetet, është i rrezueshem, nese individi shqiptar, bindet se nese rebelohet ndaj terrorit te pushtetit e padrejtesise, ndryshimi vjen; Se nese refuzon joshjen per shitjen e votes edhe pse i varfer, ndryshimi vjen; Se nese i kundervihet banditit e kriminelit, kur i vardiset per voten, ndryshimi vjen; Se kur te tregojme se askush nga tanet, nuk eshte i perjetshem, shqiptaret do na vleresojne; Se kur te tregojme e pranojme se sa gabime, faje e kemi bere kur kemi patur ne dore tu sherbejme shqiptareve, do na shohin ndoshta me sy mosbesues fillimisht, porse do na degjojne; Se kur te shohin qe ne PD nuk vihet per te bere placke e pasuri por per tu marre me politike, ata te cilet e kane pasion dhe vokacion, do na mbeshtesin. E pra, keto prova duhet te japim ne. Me fjale dhe me akte. E per kete nuk kemi asnje pengese per ta bere. Sic e kemi bere ne fakt keto 2 vjet.

Vlera e dyte, eshte ajo qe rendon si gur i rende ne qafen tone. Per 30 vjet premtimet ndaj shtresave mbeshtetese tonave, qe kurre nuk i realizuam plotesisht – e drejta e prones, rehabitilimi dhe kerkimi ndjeses ndaj te persekutuarve politike, rehabilitimi social e pasuror i tyre, eshte barre qe do duhet ta marrim parasysh. Nje shoqeri qe nuk ka kaluar asnjehere nga pendesa per te shkuaren diktatoriale kurre nuk do te rifitoje kredon morale. Jo si hakmarrje! Jo si hakmarrje, por si nevoje per paqtim dhe drejtesi mes se vertetes dhe pranimit te saj. Kemi filluar, por shume ka per te bere.

Se treti, eshte orientimi euroatlantik. Perendimi eshte mik i shqiptareve, e te jemi krenare qe ne demokratet jemi te privilegjuarit e kesaj aleance. Ne kete beteje ku ndodhet sot jo vetem e jo thjesht PD, por gjithe shqiptaret, kemi nevoje per miq e aleate. Ajo cfare po ndodh sot brenda nesh, ta pranojme qe nuk ishte veper a akt mirefilli yni, por akti i tyre, qe vetem mire na ben ne dhe Shqiperise, ndaj ne kemi detyrim pa asnje mundesi shmangieje, ti qendrojme fort atyre. Se katerti, te jemi te ndergjegjshem, se shqiptaret nuk do na mbeshtesin nese shohin qofte edhe per se larg, qofte edhe si perceptim, shenja te korrupsionit te qeverisjes, edhe pse ka kaluar shume kohe tashme, brenda nesh. Koha nuk mund e nuk duhet te sherbeje si justifikim apo ne te besojme se pluhuri i kohes, mbulon memorien e shqiptareve. Eshte e udhes te shohim e te reagojme ne cdo rast e moment, se sa te paster e imune ndaj korrupsionit na perceptojne shqiptaret neve, secilin prej nesh pavaresisht pozicionit hierarkik. E ky eshte nje test i pambarimte. Vetem nese ne do tregojme perdite, me koherence keto qendrime, shqiptaret do te na ndjekin. Vetingu ne politike eshte nje prove e tille. Paralelisht me kerkesen tone institucionale do duhet ta bejme ne, per veten tone kete proces brenda nesh.

Se pesti, ne duhet te behemi modeli politik i luftes ndaj krimit ne politike. Ne fakt kjo eshte nje nga vlerat per te cilat mund te mburremi. E kemi bere kete tashme. Zgjatimet e krimit, atij te organizuar madje na jane orvatur por i kemi refuzuar. E per kete do duhet te jemi krenare. Por nuk mjafton. Duhet te synojme te jemi ne pararoja e politikave shteterore e qeverisese antikrim. Parase se krimit qe i ze fytin e i lidh duart politikes, i duhet shpallur lufte politike. Kete mund ta bejme vetem ne e duhet ta bejme tani.

Se gjashti deoligarkizimi i politikes. Beteja ndaj maleve te korrupsionit te plehrave dhe kullave e pazareve politike do duhet te jete nje nga vlerat e qendrimeve politike te PD. Nese sot kasta e vjeter politike, jane bashke, eshte pikerisht ky mekanizem makiavelik, i krijuar dhe i perdorur prej tyre, e qe i mban ne kembe. Degradimi i politikes, demokracise, zgjedhjeve, ligjit, apo gjithcka qe ka mbetur nga endrra e 30 viteve me pare, sintetizohet sot pikerisht tek republika e kullave dhe plehrave, sic eshte Shqiperia shnderruar sot. Ndaj eshte obligim i pashmangshem pozicioni i palekundur i PD ne kete drejtim.

Se shtati, mbeshtetja e krimit dhe korrupsionit politik prej drejtesise. Jo thjesht me fjale. E di qe drejtesia e sotme nuk eshte ajo perfektja, por inkurajimi i arritjeve te saj, dhe mbeshtetja e kesaj pjese, eshte detyrim sa politik aq edhe ne interes publik. E vetme drejtesia e ka te veshtire. Duhet te jemi te ndergjegjshem qe njera pale e vjeter e sulmon hapur ate kurse pala tjeter akoma me e vjeter e sulmon dhe kerkon ta kape ne menyre okulte. Mendoni se sa e veshtire behet per drejtesine e brishte kur keto pale te vjetra te politikes 30 vjecare behen bashke kunder drejtesise. Ne jemi ndryshe e do duhet te sillemi ndryshe. Sic thashe jo vetem me fjale, por te japim shembullin tone brenda nesh qe i sherbejme dhe i nenshtrohemi drejtesise pa kushte e pa komente. Nese ajo vjen e troket ne portat tona, do duhet tia hapim. Te japim keshtu nje shembull, nje model politik se si do duhet politika te sillet ndaj drejtesise. Hallexhinjte e drejtesise ne fakt nuk jane brenda nesh. Hallexhinjte e drejtesise jane jashte nesh, jane atje tej e jane bashke. Ne duhet te flasim nepermjet modelit politik. Vetem keshtu inkurajohet drejtesia e keshtu pershpejtohet efekti i veprimit te saj ndaj fenomenit korrupsion ne politike.

Se teti, ne nuk duhet te kemi asnje aleance me fenomenin “non grata”, te asnje forme, apo me flukse qe jane bartese apo zgjatime te ketyre qendrimeve. Asnje aleance me forcat qe iu kundervihen partnereve tane dhe zhvillimit shoqeror. Aleancat tona duhet te jene ideologjike dhe programore. Se nenti, duhet te kthejme interesin e shqiptareve per Shqiperine. Vrasja me e madhe ndaj Shqiperise eshte jo thjesht emigrimi, por mungesa e shpreses dhe besimit qe Shqiperia mund te behet, mungesa e ndjesise se perkatesise se shqiptareve me Shqiperine. Ne duhet te kthejme me cdo kusht besimin tek politikat tona sepse ne jemi ndryshe, krejt ndryshe nga politikanet e degraduar te ketyre 30 viteve.

Se fundmi, duhet te behemi koshiente qe ajo cfare shoqeria shqiptare e bashke me te edhe PD e pret do te jete e veshtire, do te jete me sakrifice, do te jete me thika pas shpine e kurthe te vogla, me para te madhe kunder e pothuajse asfiksi mediatike, me nje konsorcium shtet-oligarke-media-krim kunder por me qartesine se masa derrmuese e shqiptareve qe e vuajne kete konsorcium kane forcen e votes. Tek e fundit nuk mund tia heqim vetes kenaqesine e te provuarit te sfides dhe ndjesise se sherbimit ndaj kombit. Eshte e veshtire, por jo e pamundur.
Rreth ketyre vlerave PD do duhet te zmadhohet. Qe te zmadhohet nuk duhet te reshtim te japim perhere sinjale qytetareve per qartesine tone dhe per vendosjen tone ne menyre permanente ne test para syve te publikut. Me besim ne zot e te qarte per te mbrojtur vlerat themelore te djathta, une besoj se do t’ia dalim te gjithe se bashku sic kemi bere keto 2 vite.
Zoti e bekofte Partine Demokratike! Zoti bekofte demokratet! Zoti bekofte Shqiperine!

Arena e Lajmit


Mungoi në Kuvendin Kombëtar të PD, videomesazhi i Alibeajt për demokratët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook