Ndodh në Shqipëri. Teksa po luhej fundi i pjesës së parë mes Teutës dhe Tiranës, dritat kanë ikur në “Niko Dovana”. Arbitri ndërpreu ndeshjen për pak minuta, për të rikthyer lojën e luajtur vetëm pas rregullimit të sistemit të ndriçimit.
Kjo nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla, pasi edhe më parë kemi hasur probleme. Sa i takon ndeshjes, Teuta dhe Tirana luajnë për javën e dytë të Superiores.
()