“Jam dakord me Hitlerin”, pedagogia e Ekonomikut habit me citimin, përballet me kritika

Një pedagoge e njohur me grada të larta akademike ka habitur jo pak në rrjetin Linkedin, duke cituar ish-diktatorin nazist Adolf Hitlerin!

Prof.Dr. Besa Shahini e cila është pedagoge pranë Departamentit të Statistikës dhe Informatikës së Aplikuar pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës ka zgjedhur një shprehje të Hitlerit dhe më pas e ka modifikuar duke e përdorur për qeverinë.

“Ji krenar për popullin tënd, kur nuk ke arsye të turpërohesh nga asnjë prej klasave të tij shoqërore”, është thënia e Hitlerit.

Shahini e ka marrë këtë shprehje dhe thotë se është dakord me Hitlerin në këtë rast. Më pas shkruan në anglisht:
“Zgjodha sot të citoj Hitlerin dhe realisht mendoj si ai, në kontekstin tonë politik kjo do të thotë:
‘Ji krenar për qeverinë tënde, kur nuk ke arsye të turpërohesh nga asnjë prej anëtarëve të saj’.

Postimi ka ngjallur reagime të shumta. Profesori i njohur Fatos Tarifa i është përgjigjur koleges në Linkedin me fjalët: “Sa krahasim aspak i mençur. Dhe nga një profesore!! Shokuese”.

Arena e Lajmit


“Jam dakord me Hitlerin”, pedagogia e Ekonomikut habit me citimin, përballet me kritika

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook