Numri një i stolit të Teutës: Kjo është loja jonë, ndaj Tiranës jam pishman që nuk fituam dot

Tekniku i Teutës, Diego Longo dha mendimin e tij pas barazimit 2-2 me Tiranën.

DËMTIMI I MUKËS?

“Për ne Muka është sonte më i rëndësishmi. Po presim me padurim rezultatet e ditës së hënë. Mori një dëmtim të rëndë dhe vazhdoi të qëndronte, sakrifikoi për ekipin.

PSE ZGJODHE TË LUASH NË SULM?

Nuk është se vendosa sepse kishim Tiranën kundër. Por jemi të gjithë të rinj dhe të gatshëm për një lojë të tillë.

SI ËSHTË E MUNDUR QË KUR TEUTA ISHTE 2-2 NË FUNDIN E SFIDËS FUT DY SULMUES?

Jemi këtu për të marrë pikët dhe për të zbavitur njerëzit dhe për të përcjellë kapacitetet më të mira që ne kemi si skuadër. Kam një grup djemsh që stërviten mirë. Stërviten me pasion të madh çdo ditë. Kam një pishman pasi nuk arrita të marr 3 pikët ditën e sotme, por duhet ti gëzohemi kësaj çfarë ndodhi.

SULMUAT PËRBALLË NJË EKIPI SI TIRANA?

Nuk mund ti qëndrojë Tiranës mbrapa. Në të kundërt do të ishte një lojë e keqe. Është mënyrë e jona që të luajmë duke sulmuar. Vetëm në këtë mënyrë Tirana mund të gjendej në ato situata që u vendos sot. T’i qëndroja Tiranës në pritje do të ishte shumë e rrezikshme.

DERI KU MUND TË ARRIJË TEUTA?

Për momentin dua të shkoj të ha diçka dhe të mendojmë për Laçin. Këto janë objektivat kryesorë për momentin, nuk mund të them diçka më tepër” – Tha ai.

()

Arena e Lajmit


Numri një i stolit të Teutës: Kjo është loja jonë, ndaj Tiranës jam pishman që nuk fituam dot

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook