Tjetër video e dhunës ndaj policit dhe familjarëve të tij, të bërtitura dhe goditje, çfarë ndodhi mëngjesin e së shtunës në Tiranë

Një punonjës policie dhe familjarë të tij janë dhunuar me shkopinj bejsbolli, shqelma e grushte nga disa persona në orët e para të mëngjesit të së shtunës në kryeqytet.

E. Fana dhe i afërmi i tij u sulmuan nga rreth 7 persona, të cilët iu bënë pritë në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet.

Në një video të re të siguruar nga “”, ndonëse pamja nuk është e qartë, dëgjohen të bërtitura e personave që po dhunohen si dhe goditjet e shumta. Video me sa duket është filmuar nga banorët.

NGJARJA
Efektivit i është bërë pritë dhe i kanë bllokuar rrugën në momentin që është futur ne sheshpushimin e pallateve, pasi i kanë zënë rrugën me makina të tjera me targa angleze në hyrje që të mos kishte mundësi të largohej, kanë filluar ta qëllojnë më shkopinj bejsbolli drejt xhamave te makinës.

Edhe pse tenton të largohet dhe të mbrohet, efektivi tenton të fusë automjetin drejt një garazhi të pallatit, por aty agresorët i kanë nxjerrë të dy nga makina dhe i kanë dhunuar. Kanë qenë banorët e lagjes të cilët kanë lajmëruar policinë.

Dy personat kanë marrë dëmtime të rënda pasi ndaj tyre është ushtruar dhunë barbare.
Një prej personave të përfshirë në dhunimin e efektivit të policisë është arrestuar mbrëmjen e djeshme.
Mësohet se na pranga ka rënë 29-vjeçari Blerim Bulica, ndërsa në kërkim mbeten shtetasit Besart Bulica, Shaban Bulica, Bekim Bulica, Benard Aliaj.

Raportohet se pas arrestimit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Arena e Lajmit


Tjetër video e dhunës ndaj policit dhe familjarëve të tij, të bërtitura dhe goditje, çfarë ndodhi mëngjesin e së shtunës në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook