Anëtar në Këshillin Kombëtar të Berishës dhe të Bashës, Fatbardh Kadilli: Rikandidimi ishte automatikisht, nuk kam asnjë angazhim

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i mbledhur ditën e djeshme zgjodhi edhe Këshillin Kombëtar për katër vitet e ardhshme.

Mes emrave të shpallur fitues, të bërë publikë ditën e sotme, rezulton edhe ish këshilltari kundër korrupsionit i Sali Berishës dhe ish deputeti demokrat, Fatbardh Kadilli.

Emri i tij në të njëjtën kohë figuron si anëtar edhe në Këshillin Kombëtar të zgjedhur nga Sali Berisha.

Në faqen pdsh.al në kategorinë e Këshillit Kombëtar, emri i Kadillit është një prej të zgjedhurve.

I kontaktuar nga , Kadilli tha se ishte në dijeni që do ta kishte emrin në Këshillin Kombëtar të PD-së, por nuk kishte ndonjë angazhim politik pasi ndodhet jashtë vendit.

“E dija, sepse rikandidimi është automatikisht për anëtarët e KK. Por nuk kam asnjë angazhim. Nuk jam as në Shqipëri për një farë kohe”, tha Kadilli.

  • foto galeri
  • foto galeri

Arena e Lajmit


Anëtar në Këshillin Kombëtar të Berishës dhe të Bashës, Fatbardh Kadilli: Rikandidimi ishte automatikisht, nuk kam asnjë angazhim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook