Disfata me Egnatian, Hallaçi: Ndeshje e dobët e Kukësit, skuadra duhet të ringrihet

Trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi ka analizuar disfatën e thellë 0-4 ndaj Egnatias.

“Humbja me Egnatian? Sot kemi zhvilluar ndeshje të dobët dhe kemi stonuar. Nuk e kishim menduar të tillë. Kuptohet që ndjejmë vështirësi dhe Egnatia ka shumë cilësi, ka merkato cilësore dhe shumë pak lëvizje. Vuajtëm mbajtjen e topit dhe driblimet. Na vini shpejt lojtarët në 1 kundër 1. Shumë pak u afruam te porta kundërshtare dhe skuadra duhet të bëjë kujdes. E di që do të kemi vështirësi dhe duhet kujdes. Bëra zëvendësime për të ndryshuar diçka, por nuk arritëm. Kishim vështirësi me lojtarët anësorë të tyre. Në pjesën e dytë u vështirësua dhe duhet që ta harrojmë këtë ndeshje e duhet të korrigjojmë gabimet.

Tafas dhe Rivas? Për mua ishte shqetësim sepse Rivas u dëmtua në korne dje në stërvitje. Tafas u dëmtua në stërvitje gjithashtu dhe duhet që të qëndrojë 10 ditë jashtë. Edhe Momon e prisja më mirë por nuk ka gjendje. Do të presim edhe Rashitin. Pjesa tjetër janë të rinj dhe me çfarë pashë sot, kemi shumë punë sepse kishte shumë diferenca sot.

Shkëputja në fund? Jemi të ndërgjegjshëm që duhet të ngrihemi sepse ishte ndeshje e dobët. Kemi ngritur skuadër me sakrifica dhe duhet të korrigjojmë gabimet dhe të gjejmë forcën e reagimit”, tha ai.

()

Arena e Lajmit


Disfata me Egnatian, Hallaçi: Ndeshje e dobët e Kukësit, skuadra duhet të ringrihet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook