Me debate po shoqërohet çështja e zgjedhjes nga statuti i PD-së të Lulzim Bashës si kreu i grupit parlamentar të kësaj partie.
Në një prononcim për mediat, Gazment Bardhi ironizoi Bashën, ndërsa theksoi se mos të çuditet askush kur ai të shpallë veten dhe mbret të Anglisë.
“Po ashtu ai i shpalli sfidë Bashës për faktin se nëse ky i fundit kishte ambicie që të ishte kreu i grupit të PD-së dhe nëse do të siguronte 18 vota, vota e 19 do të ishte e tija. Kush është kryetar i grupit të opozitës, e kupton se në çfarë li mitesh, absurditeti është ky diskutim mes kryetares së kuvendit dhe dikujt që u vetëshpall kreu i grupit dhe kreu i Partisë. Mos u çudisni, se do të vetëshpallet dhe Mbret i Anglisë. Mos u çudisni me këto gjëra. Kryetari i grupit zgjidhet nga deputetët dhe as nga kryetarja e Kuvendit dhe as nga kryeministri, por nga asnjë grup tjetër dhe jo nga PS dhe administrata e Kuvendit.
S’flas asnjëherë pa informacione. Kryetari i grupit më të madh në Kuvend, të opozitës e zgjedhin deputetët e PD-së dhe jo ata të PS. S’ka për të ndodhur asgjë. Do të ketë një tentativë për t’u bërë ajo që ndodhi sot. Kryetarja e Kuvendit referon vetëm komunikimet me grupet parlamentare. E bëri këtë gjë që mos të flisnim për hallet e qytetarëve. Deri në ditën kur do të kem besimin e shumicës së deputetëve të PD do të jem në këtë detyrë. E ripërsëris apelin tim. Nëse zoti Basha ka ambicie për t’u bërë kryetar i gripit, po të sigurojë 18 vota, vota e 19 do të jetë e Gazment Bardhit. E siguroj për këtë, se kaq borxh ia kam Bashës kaq gjë.”, tha kreu i grupit parlamentar.
()