Kukësi nuk humb kohë pasi ndërpreu bashkëpunimin me Raman Hallaçin. Klubi verilindor, përmes një njoftimi, shkruan se ka emëruar Stavri Nicën në krye të ekipit.
“Mirësevjen Stavri Nica! Klubi i Kukësit njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Stavri Nica! Trajneri do të fillojë menjëherë stërvitjen me ekipin për përgatitjen e ndeshjes së ardhshme kundër FC Dinamo City! I urojmë suksese trajnerit në pankinën e ekipit tonë!” – shkruhet në njoftimin e Kukësit.
Interesanr fakti se Nica u shkarkua një javë më parë nga stoli kurbinas, pas barazimit 3-3 ndaj Erzenit. Por trajneri durrsak rikthehet shpejt, tashmë me një tjetër ekip.
()