Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen dy makina, plagosen dy shoferët

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor, Lezhë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në vendin e quajtur Mabe, ku dy makina janë përplasur me  njëra-tjetrën.

Policia bën me dije se dy shoferët janë dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur Mabe, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin F. C. me automjetin me drejtues shtetasin A. B. dhe automjetin me drejtues shtetasin A. S.

Për pasojë janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit


Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen dy makina, plagosen dy shoferët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook