Kyle Walker ishte një nga emrat e përfolur gjatë në merkaton e verës. Mbrojtësi anësor kërkohej nga Bayern Munchen, por në fund transferimi i tij nuk u krye. Rreth kësaj çështje ka folur vetë lojtari i Manchester Cityt, Walker.
“Kam qenë afër Bayern, por në futboll, gjërat mund të ndodhin. Vendimet mund të merren dhe gjërat mund të ndryshojnë nga momenti në moment. City është një klub i madh me të cilin kam dashur gjithmonë të luaj.
Harry Kane po bën shumë mirë te “bavarezët” dhe jam i lumtur që mora vendimin e duhur për mua dhe të ardhmen time. Arsyeja pse nuk u arrit marrëveshja, ishte për shkak se Bayern më dha pak vite kontratë ndërsa City bëri të kundërtën”, – tha ai.
()