“E burgosi një prej pengmarrësve më të paskrupujt të drejtësisë”, Rama për Fatos Nanon: Shpresoj të dalë nga burgu i terapisë intensive si nga burgu politik

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste është shprehur edhe se shpreson që paraardhësi i tij si kryetar i PS-së, Fatos Nano të shërohet sa më shpejt.

Rama u shpreh se shpreson që Nano të dalë nga “burgu i terapisë intensive, ashtu siç doli nga burgu politik para 26 vitesh”.

Sa i përket burgosjes politike të Nanos, Rama deklaroi se ish-kryeministri u burgos nga “një prej pengmarrësve më të paskrupujt të drejtësisë”.

“Shpresoj që ta rifitojë lirinë fizike dhe shpirtërore dhe të dalë me shëndet , me humor dhe jetë të gjatë nga burgu i terapisë. Siç doli 20 vite më parë nga burgu politik ku e futi një prej pengmarrësve më të paskrupujt të drejtësisë”, u shpreh Rama.

Arena e Lajmit


“E burgosi një prej pengmarrësve më të paskrupujt të drejtësisë”, Rama për Fatos Nanon: Shpresoj të dalë nga burgu i terapisë intensive si nga burgu politik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook