“Në fillim të tetorit të mblidhet Kongresi i PS-së”, Rama administratës: Bëjeni me ndershmëri punën tuaj! Mos ia bëni me hile shtetit

Fokusi i kryeministrit Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e PS, ishte edhe drejtësia e re. Rama iu drejtua me një mesazh të qartë administratës, duke u shprehur se nuk duhet të bëjnë asgjë tjetër, vetëm t’i përkushtohen punës së tyre.

Gjithashtu Kryeministri Rama ka deklaruar se në fillim të muajit tetor do të mblidhet Kongresi i PS-së për të miratuar ndryshimet e ditës së sotme.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Grushtin këtu mos e shihni si trëndafil që zbukuron sallën, por të gjithë ata që dhanë jetën me fjalë e me vepra. Jo siç jepet jeta në foltoren e parlamentit. Dhe për çfarë e dhanë jetën? Për një Shqipëri të drejtë.  Mos ia bëni me hile shtetit, mos kini frikë nga gabimet e bëra duke punuar drejt e pastër. As nga vendimet e marra me drejtësi. Mos bëni faje nga ato me të cilat merret drejtësia. Mos bini pre e pasurimit të shpejtë. Mos i harroni amanetet e të parëve, kujtohuni për fjalë e gjysheve, të jeni në rregull e SPAK, Gjykatën Speciale, drejtësinë dhe të gjitha tërrli vërrlit të cilat jo ju të gjithë, por disa prej jush. Na duhet shumë fokus tek sfidat e vendit të PS. Në këtë udhëkryq, ndaj duhet të përqendrohemi dhe të kërkojmë shumë më tepër në çdo nivel”, ka thënë ndër të tjera Rama.

()

Arena e Lajmit


“Në fillim të tetorit të mblidhet Kongresi i PS-së”, Rama administratës: Bëjeni me ndershmëri punën tuaj! Mos ia bëni me hile shtetit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook