Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka publikuar listën e të ftuarve për UEFA Champions League. Tekniku zikaltër ka grumbulluar të gjitha afrimet e verës, ndërsa tashmë është mësuar edhe futbollisti i cili është sakrifikuar.
Jashtë listës ka mbetur Stefano Sensi. Nuk mungon Kristjan Asllani, pavarësisht minutave të pakëta me Interin, Inzaghi e ka parë të arsyeshme ta ftojë mesfushorin shqiptar.
Asllani është aktivizuar në 20 ndeshje në edicionin e kaluar në kampionat, por pak prej tyre i ka nisur si titullar. 21-vjeçari firmosi për Interin para një viti.
Porta: Yann Sommer, Raffaele Di Gennaro, Emil Audero.
Mbrojtja: Stefan De Vrij, Francesco Acerbi, Benjamin Pavard, Yann Bisseck, Matteo Darmian, Alessandro Bastoni.
Mesfusha: Denzel Dumfries, Juan Cuadrado, Davy Klaassen, Davide Frattesi, Hakan Calhanoglu, Kristjan Asllani, Henrikh Mkhitaryan, Nicolò Barella, Carlos Augusto, Federico Dimarco.
Sulmi: Marko Arnautovic, Marcus Thuram, Lautaro Martinez, Alexis Sanchez.
()