Në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, kreu i Partisë së Lirisë ka kujtuar veprën e saj të ndritur me një postim në Facebook.
Meta shkruan se në këtë ditë feste për kombin shqiptar, botën katolike dhe njerëzimin, Shenjtërimin e Nënë Terezës, “nderojmë me respekt veprën e Saj të ndritur dhe të paharruar, shembullin e jashtëzakonshëm të humanizmit dhe dashurisë në veprim”.
“Shën Nënë Tereza, simboli i nënës shqiptare, do të jetë përherë frymëzim “për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, shkruan Meta.