Ajo është 25 vjeçe. Në një intervistë të fundit, Alica Schmidt sfidoi Haaland në garën e 400 metrave. Po flasim për sprinteren gjermane, e cila i ka lëshuar sfidën sulmuesit të Manchester City:
“Në 400 metra mendoj se mund ta mposht atë, në 200 metra mund të jetë më e vështirë. Sidoqoftë, do të isha e lumtur ta bëja një garë të tillë. Kur? Nuk e di, duhet ta pyes. Unë jam gati, si gjithmonë. Pra, Haaland, kur të jeni gati, le ta bëjmë garën dhe të shohim se kush është më i shpejti!”
Në pritje për të zbuluar nëse sulmuesi norvegjez do ta pranojë sfidën, le të mësojmë më shumë rreth saj…Disa medalje në “palmaresin” e saj. Në moshën 18-vjeçare ajo mori pjesë në stafetën 4×400, duke fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian U-20 vjeç më 2017.
Më pas një medalje bronzi në Kampionatin Evropian të Atletikës U-23, në të njëjtin specialitet. Në vitin 2021 mori pjesë në Lojërat Olimpike, por jo si protagoniste, duke qenë rezervë e parë. Më në fund, në Kupën e Botës të Budapestit të këtij viti, Alica dhe ekipi i saj përfunduan në vendin e shtatë.
Alica Schmidt me 4.5 milionë ndjekës në Instagram është një yll i vërtetë i rrjeteve sociale. Pak kohë më parë ajo u quajt edhe “atletja më e bukur në botë”, një emërtim që sigurisht i pëlqen Alica, nga njëra anë. Megjithatë, ajo do të donte të njihej më shumë për performancën sportive sesa për pamjen.
Gjithashtu në vitin 2022, ajo u përfshi nga “Forbes” në listën e personave nën 30 vjec më me ndikim në botë. Këtë herë jo si sportiste, por si ndikuese dhe modele.
()