Dy lojtarë drejt riaftësimit, Vllaznia bëhet “top” për Partizanin

Vllaznia ka nisur dje stërvitjen për takimin e radhës që do të zhvillojë në kampionat ndaj Partizanit, i parashikuar për të mërkurën e 13 shtatorit në stadiumin “Loro Boriçi”.

Kuqeblutë e drejtuar nga Migen Memelli kanë bërë dy ditë pushim pas sfidës ndaj Erzenit, ndërsa vetë trajneri ka ndjekur nga afër takimin Partizani-Laçi, për të studiuar në detaje të kuqtë. Në stërvitjen e djeshme, Memelli ka pasur të gatshëm pothuajse të gjithë lojtarët, me përjashtim të qendërmbrojtësit Marko Juriç, i cili vijën që të kryejë terapi pas tërheqjes muskulore në javën e parë të kampionatit. Sinjale pozitive vijnë për mesfushorin shkodran, Ardit Krymi. Nga sa mësohet, ai ka lënë pas dëmtimin dhe është bashkuar me grupin. Titullari kuqeblu pritet të jetë i gatshëm në javën e ardhshme, ndërsa koha premton që edhe kondicioni i tij fizik të rritet. Tashmë Krymi do të jetë një siguri më shumë për Memellin për qendrën e mesit të fushës. Vetë Krymi ka shprehur gatishmërinë për sfidën ndaj të kuqve, por do të jetë në dorën e Memellit për të vendosur nëse do të rikthej mesfushorin e ardhur në merkaton e verës në formacion apo situata e tij do të shikohet me kujdes, për të mos rrezikuar një tjetër dëmtim.

JURIÇ Qendra e mbrojtjes është kthyer në problem te Vllaznia. Në përballjen e fundit mungesa e Marko Juriç është ndierë së tepërmi. Kjo javë e pushim pa ndeshje zyrtare do të shfrytëzohet për të rikuperuar edhe disa nga lojtaret e dëmtuar dhe si rrjedhojë sytë janë hedhur nga infermieria. Kroati është në fazen e terapisë dhe gjërat deri tani po shkojnë mirë, teksa dje ai ka qenë në klinikë duke vazhduar fazën e rikuperimit. Juriç pësoi një tërheqje muskulore gjatë javës së parë të kampionatit dhesi rrjedhojë mungoi në të dytën ndaj Erzenit, duke krijuar njëboshllëk të madh në qendër tëmbrojtjes. Aktivizimi i maqedonasit Kostandin Çeshmedjiev, nuk pati pritshmërinë e duhur. Nga sa mësohet nga stafi mjekësor, shanset janë që mbrojtësi shtatlartë të rikuperohet deri të mërkurën e ardhshme dhe të jetë në fushë ndaj Partizanit. Nisur nga problemet e shfaqura në prapavijë në takimin ndaj Erzenit, nuk është çudi që Juriç dhe Krymi të rikthehen titullarë. Trajneri ka theksuar disa herë që nuk duhet nxituar në këtë drejtim. Çdo lojtarë që dëmtohet do të kalojë gradualisht fazën e rikuperimit, pasi dëmtimi mund të përsëritet,prandaj dhe stafi kërkon që të jetë sa më i kujdesshëm në këtë periudhë, kur këmbët e lojtarëve janë ende të rënda. Gjithsesi,edhe vetë lojtarët tani janë në kërkim të një rikuperimi të shpejtë që të jenë në funksion të ekipit. Sa i përket pjesës tjetër të grupit, konfirmohet se nuk ka asnjë problem fizik të ndonjë lojtari pas ndeshjes së fundit ndaj Erzenit. PanoramaSport

Arena e Lajmit


Dy lojtarë drejt riaftësimit, Vllaznia bëhet “top” për Partizanin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook