Zbulohet surpriza/ Luiz Ejlli dhe Elvis Pupa publikojnë foton që habit fansat

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Para disa ditësh Luizi dhe Elvis Pupa kanë treguar për ndjekësit se kanë një surprizë për ta që ende nuk e kanë zbuluar. E mesa duket surpriza e tyre është bashkëpunimi muzikor, projekt për të cilin Luizi ka folur shpesh këto ditë. Këtë e ka treguar vetë Elvisi me anë të një Instastory, ku ka postuar një foto, ku duket ai gjatë një videoklipi kënge dhe ka etiketuar Luizin.

Së fundmi Luizi paralajmëroi se kënga e tij e re do të publikohet ditën e sotme ama vetëm pak më parë këngëtari me anë të një video tregoi për shkak të disa procedurave të YouTube, duhen edhe të paktën 48 orë që kënga të jetë në platformën YouTube.

Zbulohet surpriza/ Luiz Ejlli dhe Elvis Pupa publikojnë foton që habit

Zbulohet surpriza/ Luiz Ejlli dhe Elvis Pupa publikojnë foton që habit fansat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook