Përkujtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës, Ferdinand Samarxhi: Lindi për ideale të mëdha, jemi populli i saj

Gazetari dhe njëkohësisht “Nder i Kombit”, Ferdinand Samarxhi i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur për Nënë Terezën dhe përkujtimin e saj në Ditën e Shenjtërimit, sot më 5 shtator.

Samarxhi thotë se Nënë Tereza është pjesë e gjenezës që na çon tek krenaria e kombit shqiptar, pasi ajo ishte simbol i botës duke kaluar mbinjerëzoren pasi ndihmonte të varfërit, të harruarit dhe të pashpresët.

“Nënë Tereza lindi për ideale të mëdha. Doli mbi njerëzoren. Ajo iu dedikua mbinjerëzores. Iu dedikua atyre që nuk i do kush, nuk i sheh kush. Braktisja thoshte ajo është varfëria më e lartë. Vetëm dashuria thoshte ajo, do e bëjë botën më të mbarë. Që kur lindi, bekimi i saj, lindi për ideale të mëdha. U frymëzua nga aspiratat e Jezusit.
Pra janë dy personifikime kaq të mëdha. Si Jezusi shkoi në kryq për mëkatet, Nënë Tereza i përshpirtet të varfërve. Ne jemi populli i Nënë Terezës. Në vitin 1979 Nënë Tereza fitoi çmimin ‘Nobel’ për Paqen. Nënë Tereza lindi si një figurë që i mungonte botës, për vizione dhe ide të mëdha. Në moshën 18-veçare, dorëzohet murgeshë. Nisja e rrugës së murgeshës ishte rruga e një ideimi të botës njerëzore. Ne dashurinë dhe qetësinë ajo fitoi dashurinë e botës. Pas kësaj moshe ajo shkon në Indi, për të modernizuar jetën e saj në dobi të Jezusit”, tha Samarxhi.

()

Arena e Lajmit


Përkujtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës, Ferdinand Samarxhi: Lindi për ideale të mëdha, jemi populli i saj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook