Simone Inzaghi rinovoi kontratën e tij me Inter deri në 2025. Nga kontrata e re, Inzaghi do të përfitojë 5,5 milionë euro në sezon, plus bonuse, një rinovim mese i merituar duke iu referuar edhe rezultateve në sezonin e shkuar, ku fitoi Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë ndërsa shkoi deri në finalen e Champions League. Inzaghi është futur në vitin e tij të tretë në krye të Interit, vetëm Mancini ka qëndruar tre vite që nga 2006 e deri më tani.
Në shtëpinë zikaltër janë të qetë tashmë pasi gjërat po shkojnë shumë mirë, trajneri u blindua ndërsa afrimet e verës janë përshtatur shumë mirë me pjesën tjetër të ekipit. Objektivi i Inzaghi-t është të sigurojë për herë të parë në karrierë titullin kampion, ndërsa për Interit do të thoshte ylli i dytë në fanellë, titulli i 20-të. Interi ka bërë një start perfekt këtij sezoni me 3 fitore në 3 ndeshje, ndërsa prova reale do të jetë derbi me Milanin, menjëherë sapo të rikthehet kampionati.
()