“Pagesat nisën kur u largova si ministër”, Lefter Koka në GJKKO: Të besosh te çifti famëkeq, njësoj si të investosh te Sudja dhe Rrapushi

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka paraqitur para gjykatës ditën e sotme konkluzionet e mbrojtjes në çështjen e inceneratori të Fierit. Ai pretendon se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore, ndërsa thotë se provat ndaj tij janë sajuar.

“Akuza bazohet në mendime personale të fallxhores, jo në prova. Të  besosh tek çifti famëkeq është njësoj si të investosh tek Sudja dhe Rrapushi në ditët e fundit të falimentit”, deklaron ai.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për deklaratën e plotë të Kokës:

Pagesat dhe ndërtimi Inceneratorit kanë filluar në 2018 unë jam larguar si Ministër I Mjedisit ne 2017. Shpronësimi i tokës është njohur i ligjshëm me Vendim të Gjykatës Administrative  Statusi i është ndryshuar nga Këshilli Bashkiak Fier para se vendimi të vinte në Këshillin e Ministrave.

Gjykohem dy herë për të njëjtën gjë. Akuza është thjeshtë kopje e procesit te Elbasanit. Akuza bazohet në mendime personale të fallxhores, jo në prova. Të  besosh tek çifti famëkeq është njësoj si të investosh tek Sudja dhe Rrapushi në ditët e fundit të falimentit.

Kjo çështje kërkon drejtësi!  Drejtësia është vetëm një e pa ndikuar në interesa, e pa ndikuar nga akuza e pa ndikuar nga opinioni. Përndryshe unë do të jem viktima e rradhës e kjo padrejtësi mund të bjerë mbi këdo.

Kjo strukturë nuk është kala ku ju të bërë bashkë duhet ta mbroni por është kala e çdo Shqiptari për të marrë Drejtësi.

Nuk do të rresht së kërkuari deri në frymën e fundit, jo vetëm në këtë gjykatë të provojë pafajësinë time.

Më hoqën lirinë në mënyrë brutale duke më arrestuar e më pas duke sajuar prova të turpshme.

Meqënese nuk u provua asnjë shumë e përfituar, asnjë llogari bankare , asnjë aset i shtuar që nga viti 2010, prokurorët menduan të më akuzojnë për pastrim dhe të sekuestrojnë prona të përftuara që në vitin 2000.

Që nga viti 2003 kur mora edhe detyrën e kryetarit të Bashkisë Durrës, kam qenë subjekt i deklarimit të pasurisë dhe pronat që disponoj janë fryt i punës time të ndershme dhe jo i ryshfeteve, as i trafiqeve, as i prostitucionit e as i të qenit aksioner anonim në shoqëri ndërtimi, e për të atillë më njeh Durrësi qyteti im e më gjerë.

Do ngushëllohesha në izolim nëqoftëse kallëzimin do e kishte bërë cdokush tjetër Shqiptar, por të bëhet nga ai cift famëkeq është e trishtë, e të besosh tek ata është si të investosh tek Sudja e Rrapushi në ditët e fundit të falimentit.

Ndaj dua sot para jush të kërkoj drejtësi dhe drejtësia është vetëm një, e pa ndikuar nga interesa, e pa ndikuar nga akuza, e pa ndikuar nga opinioni pasi përndryshe një drejtësi e tillë rrit pasigurinë, humbet besimin e opinionit e unë do të jem viktima e radhës duke mos harruar se ajo padrejtësi mund të bjerë mbi këdo.

 

Arena e Lajmit


“Pagesat nisën kur u largova si ministër”, Lefter Koka në GJKKO: Të besosh te çifti famëkeq, njësoj si të investosh te Sudja dhe Rrapushi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook