Foto/ Tonelata me inerte pranë Parkut të Butrintit, në zonën e mbrojtur u tentua të ndërtohej

Një masakër e vërtetë mjedisore është evidentuar buzë liqenit të Butrintit, në brendësi të zonës së mbrojtur. Prej muajsh aty rezulton se janë hedhur vazhdimisht tonelata me baza, duke tjetërsuar totalisht sipërfaqen tokësore dhe ujore. Por ajo çka e bën më të rëndë këtë fakt, është tentativa e autorëve për të ndërtuar mbi këto baza së fundmi, gjatë muajit gusht.

“” ka siguruar pamjet e një muri që po ndërtohej mbi këto baza, e cila mesa duket do të ishte porta hyrëse e ndërtimit të ri. Muri me gurë është ngritur në lartësi, por është lënë pa përfunduar. Dyshimet janë së muri është ndërtuar në muajin gusht, ndërsa hedhja e bazave ka filluar prej muajit mars.

Ditën e sotme kanë mbërritur me urgjencë nga Tirana përfaqësues të IMT për inspektimin e këtij rasti, ndërsa në orët në vijim pritet të zbulohen të tjera detaje mbi ngjarjen e rëndë. Nga burime zyrtare bëhet me dije se ende autori i hedhjes së inerteve dhe tentativës për ndërtim të paligjshëm nuk është zbuluar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Arena e Lajmit


Foto/ Tonelata me inerte pranë Parkut të Butrintit, në zonën e mbrojtur u tentua të ndërtohej

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook