Anulohet leja e legalizimit për objektin në pronësi të ish-deputetit Gani Hoxhaj.
Burime për “” bëjnë me dije se pas evidentimit të parregullsive në rastin e pajisjes me leje legalizimi të Hoxhës dhe më pas me certifikatë pronësie për një objekt 3-katësh në lagjen nr.1, ASHK Sarandë ka proceduar gjatë muajit gusht me anulimin e lejes së legalizimit dhe vendosjes së masës së kufizimit në kartelën e pasurisë së pronës.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se një shkresë zyrtare lidhur me anulimin e lejes i është përcjellë edhe Prokurorisë së Sarandës.
Kujtojmë se ky rast tjetërsimi prone është kallëzuar prej disa muajsh në Prokurorinë e Sarandës. Ish-deputeti i PD Gani Hoxhai, rezulton të jetë bërë pronar i “ligjshëm” i një objekti 636 m2 dhe një trualli 1000 m2 në hyrje të qytetit të Sarandës, pikërisht të pasurisë së regjistruar në emër të tij me nr 27/528.