Operacioni antikanabis, Balla: Asgjësohen mijëra rrënjë kanabis dhe identifikohen personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur operacionin e Policisë së Shtetit e cila ka bërë të mundur asgjesimin e mijëra rrënjë kanabis dhe identifikimin e autorëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla deklaron se deri më tani në shkallë vendi janë identifikuar 202 autorë, nga të cilët 111 të arrestuar si dhe shpreh bindjen se operacione të tilla do të intensifikohen.

“Policia e Shtetit sapo ka përfunduar një operacion tepër të vështirë nga toka dhe ajri në disa zona malore të Shkodrës, për asgjësimin e mijëra rrënjë kanabis dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Deri më tani në shkallë vendi janë asgjësuar 289.357 bimë narkotike canabis sativa (246.357 bimë dhe 41.713 fidanë). Janë identifikuar 202 autorë, nga të cilët 111 të arrestuar, 63 në kërkim, 29 me masë tjetër sigurie. Janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi 114 persona. Përgëzime Policisë së Shtetit”, shkruan Balla.

Arena e Lajmit


Operacioni antikanabis, Balla: Asgjësohen mijëra rrënjë kanabis dhe identifikohen personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook