Fitorja duket e pamundur, kompanitë e basteve nuk besojnë te Shqipëria, Çekia favorite absolute

6 pikët në dy ndeshjet e fundit kanë ndezur më maksimum ambientin kuqezi. Në letër 6 pikët ishin detyrim ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, por këto pikë morën më shumë vlera duke parë që Moldavia i mori tre pikë Polonisë dhe një pikë Republikës Çeke. Në një situatë të tillë, e cila ishte e paparashikuar në fillim, Shqipëria mori një bonus të madh duke bërë që ndaj Republikës Çeke sot në mbrëmje edhe një barazim do të ishte rezultat i shkëlqyer.

375750853 690808823081628 6142138419665162360 N
375750853 690808823081628 6142138419665162360 N

Sigurisht, Sylvinho dhe të besuarit e tij nuk futen në fushë vetëm për t’u mbrojtur, është e pamundur të qëndrojnë pas për 90 minuta, por kjo do jetë ndeshje ku kërkon përqendrim maksimal. Kjo është sfida e parë për dy ekipet në këtë grup, është një test i fortë për Shqipërinë, por edhe për Çekinë, sigurisht presioni është mbi ta.

Koficentet
Koficentet

Çekët shihen favoritë sot në mbrëmje teksa një fitore e tyre kuotohet me koeficientin 1,50. Nuk besojnë shumë në suksesin e Shqipërisë teksa një fitore e kuqezinjve vlerësohet me koeficientin 7. Një barazim i mundshëm vlerësohet me 3,80. Në të kaluarën, pasi Republika Çeke u nda nga Çekosllovakia, dy përfaqësueset janë përballur vetëm një herë, me Çekinë që fitoi 3-1.

()

Arena e Lajmit


Fitorja duket e pamundur, kompanitë e basteve nuk besojnë te Shqipëria, Çekia favorite absolute

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook