Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar sot denoncimin e kryetarit të këshilltarëve të PL në bashkinë e Kamzës lidhur me atë që po ndodh me ndërtimet.
Meta deklaron se Bashkia e Kamzës në vend që të marrë sipërfaqen e banimit sipas ligjit bën pazar me ndërtuesit në dëm të qytetareve të pastrehë dhe në nevojë.
Ai thekson se denoncimi i grabitjes së qytetarëve nga “Rilindja” nuk do të ndalet për asnjë çast!
“Të gjithë jemi dëshmitarë të konflikteve ekstreme deri edhe në përplasje me armë zjarri për çështjet e banimit, të prishjeve abuzive dhe pa ligj, si edhe të lënies së qytetarëve në mes të katër rrugëve pa banesë, ndërkohë që korrupsioni i Bashkisë së Kamzës me banesat sociale është ulur këmbëkryq.
Bashkia e Kamzës në vend që të marrë sipërfaqen e banimit sipas ligjit bën pazar me ndërtuesit në dëm të qytetareve të pastrehë dhe në nevojë.
Abuzimi është shumë i qartë dhe shkeljet e ligjit me qëllime shumë të qarta korruptive janë provuar me fakte e prova ku mijëra metra katrorë nuk janë marrë për t’ua dhënë qytetarëve.
Vendimi 54 i vitit 2019 i Këshillit Bashkiak monist të Kamzës ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin Nr.22/2018, që detyron dorëzimin nga ndërtuesit vetëm të sipërfaqes së ndërtuar të banimit.
Denoncimi i grabitjes së qytetarëve nga “Rilindja” nuk do të ndalet për asnjë çast!
E falënderoj kryetarin e grupit të Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Kamëz, z.Faik Basha dhe të gjithë këshilltarët tanë, që janë të pozicionuar qartë në mbrojtje të pakompromis të interesit qytetar”, shkruan Meta.
POSTIMI I FAIK BASHËS
Ja perse behen mbledhjet e Keshillit Bashkiak ne fshehtesi te qytetareve
Keshilli Bashkiak i Kamzes ne vitin 2019 ka nxjere nje Vendim nr.54 ne kundershtim me cdo ligj ne Shqiperi.
Ligji nr22/2018 “Per strehimin social”, thote qarte: ndertuesi kalon te pakten 3% te siperfaqe ndertim per banim. Keshilli i Rakipit nxjere vendime totalisht ne kundershtim me ligjin ku i thote ndertuesit po deshe jepe po deshe mos e jep:
A edini se: nga ky vendim qytetaret e Kamzes kan humbur te pakten deri tani mbi 30 mije m2 ndertim ose 300 hyrje qe do perdoreshin per strehim social.
Cfarë ka konstatuar Kontrolli i Larte i Shtetit?
Situata:
Me Vendimin nr.54 datë 20.12.2019 të Këshillit Bashkiak Kamëz është miratuar procedura për kontributin dhe krijimin e fondit publik të banesave sociale që kalojnë në pronësi të bashkisë Kamëz nga ndërtimet e reja. Ndryshe nga detyrimi i ligjit nr.22/2018 “Për strehim social, që ve theksin në kalimin në pronësi të bashkisë të të paktën 3% të sipërfaqes ndërtimore për banim, në godinën për të cilën është dhënë leja ose në pamundësi në një godinë tjetër, në VKB nr.54/2019 ndërtuesve u është atribuuar e drejta e zgjedhjes, që në rast të mos dorëzimit të sipërfaqes së ndërtimit, të konvertojnë sipërfaqen takuese në vlerë leku, sipas çmimeve të referencave. Kriteri:
Ligji nr.22/2018 “Për strehim social”.
Nga të dhënat e administruara rezulton një sipërfaqe prej 5663.24 m2 për 20 leje ndërtimi që duhet t’i dorëzohet si fond banesash bashkisë Kamëz vetem ne vitin 2021.