Wine Vision nga Open Balkan, një mundësi unike për zhvillimin e biznesit tuaj të verërave!

Panairi i dytë ndërkombëtar i verërave, “Wine Vision by Open Balkan” do të mbahet nga data 16 deri më 19 nëntor 2023 në Panairin e Beogradit, nën kujdesin e qeverive të Republikës së Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Beogradi do të jetë në fokusin e publikut evropian dhe botëror si kryeqyteti i verës, turizmit të verës dhe gastronomisë së famshme dhe Serbia do të ngrejë përsëri një dolli, për nder të ngjarjes më të suksesshme të verës që feston suksesin dhe aftësinë e industrisë së verës.

Tashmë, “Wine Vision by Open Balkan” qëndron krah për krah me tre panairet më të mëdha të verës në Evropë. Vitin e kaluar, panairi i parë mblodhi më shumë se 350 ekspozues, nga të cilët më shumë se 230 ekspozues ishin nga vendet e iniciativës së Open Balkan. Falë suksesit të jashtëzakonshëm të eventit të mëparshëm, në nëntor të këtij viti, “Wine Vision by Open Balkan” do të presë më shumë se 530 ekspozues, dhe përveç kantinave dhe distilerive, distributorë, përfaqësues të rrjetit HoReCa dhe institute të njohura nga më shumë se 20 vende, do të prezantohen gjithashtu. “Wine Vision by Open Balkan” ia atribuon suksesin e tij faktit se ofron një mundësi të paçmuar për të krijuar lidhje, shkëmbim idesh dhe krijuar mundësi biznesi që formësojnë të ardhmen e industrisë së verës. Çelësi i “Wine Vision by Open Balkan” qëndron në idenë e partneritetit dhe bashkëpunimit. Pikërisht për këtë, Panairi nuk ka vetëm karakter ekspozues; segmenti kryesor i Wine Vision është mundësia për takime biznesi si dhe njohja me skenën e verërave të Ballkanit për të gjithë të interesuarit. Prandaj, dita e parë e eventit është e rezervuar ekskluzivisht për profesionistët.

Wine
Wine

Nga shtëpitë e verës familjare, te gjigantët HoReCa, importuesit te distributorët, dashamirësit e verës te gjyqtarët e verës, kjo ngjarje ofron një mundësi të rrallë për rrjetëzim në të gjitha nivelet, si një platformë për të forcuar marrëdhëniet ekzistuese dhe për të krijuar aleanca të reja biznesi brenda skenës rajonale dhe globale të verës. Nëpërmjet ndërveprimeve të drejtpërdrejta, profesionistët mund të zbulojnë tendencat e reja të tregut, të mësojnë rreth inovacioneve dhe teknologjive dhe të krijojnë baza të forta për rritjen e mëtejshme të industrisë së verës.

Rilindja e industrisë vendase të verës mund të evidentohet më së miri nga fakti se këtë vit, në eventin vlerësues më të madh dhe më prestigjioz të verës botërore në Londër, “Decanter World Wine Awards”, Serbia arriti suksesin e saj më të madh deri më tani, duke fituar pesë medalje ari, 38 argjendi, dhe 59 bronzi. Me “Decanter”, verërat nga Serbia për herë të parë marrin vëmendjen e merituar të ekspertëve dhe mediave ndërkombëtare, si Luka Gardini, Peter Moser dhe “Falstaff”, të cilët me shumë respekt përfaqësojnë varietetet autoktone të Serbisë, por edhe varietetet ndërkombëtare që sipas mendimit të tyre, rivalizojnë rajonet më të mëdha të verës në botë.

Turizmi i verërave, së bashku me gastronominë, para së gjithash u jep autenticitet thelbësor destinacioneve turistike, dhe kjo është ajo që turistët e sotëm kërkojnë më shumë dhe pa të cilën destinacionet moderne turistike nuk bëjnë dot.

Traditat e kuzhinës ballkanike përfshijnë përgatitjen origjinale, të shëndetshme të ushqimeve të gatuara në shtëpi, të bëra nga përbërës natyralë, të rritur në mënyrë organike, sipas recetave të paraardhësve tanë. Në përputhje me vizionet gastronomike të kuzhinierëve më të mirë, në të gjithë rajonin, të gjithë të pranishmit do të kenë mundësinë të shijojnë disa “kafshata” të rralla të artit të kuzhinës, trashëgimisë dhe të ardhmes, të cilat do të përgatiten në vend nga shefat e Michelin.

Tradita e rakisë është një segment i domosdoshëm i autenticitetit ballkanik, i përfshirë në listën e UNESCO-s – Organizata e Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike. Rakitë më të mira në Serbi mund të krahasohen me konjakët më prestigjiozë francezë dhe uiskit skocezë. Ata fitojnë çmime në panaire në mbarë botën dhe potenciali i tyre i madh ekonomik do të prezantohet në “Wine Vision by Open Balkan”.

Mjedisi stimulues i Wine Vision është një mundësi unike për të prezantuar biznesin tuaj të verës, për të fituar kontakte të reja biznesi, për të ndarë vizionin, ofertën tuaj dhe për t’u njohur me traditat e familjes së verërave, dhe për të paraqitur arritjet tuaja në tregun botëror.

Më shumë informacion rreth “Wine Vision by Open Balkan” mund të gjeni në faqen e internetit: https://www.fair.openbalkan.com

 

Arena e Lajmit


Wine Vision nga Open Balkan, një mundësi unike për zhvillimin e biznesit tuaj të verërave!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook