Autor i një perle në Çeki, Bajrami: Japim shpirtin ndaj Polonisë, sonte realizova golin e karrierës

Nedim Bajrami ishte autor i një kryevepre në barazimin 1-1 të Shqipërisë ndaj Çekisë, sfidë e vlefshme për kualifikueset Euro 2024.

“Jo e pashë që Asani fitoi duelin e tij. U fiksova te porta, e pashë që kam hapësirë dhe jam i lumtur që e ndihmova skuadrën.

Barazimi? E dinim që do të ishte ndeshje e vështirë këtu. Do të japim shpirtin në fushë. Kemi edhe një finale tjetër.

Polonia? Do të luajmë në shtëpi dhe do të kemi tifozët. Do të japim shpirtin në fushë.

Goli më i bukur i karrierës? Është goli më i bukur në karrierë.

Europiani? E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë. Kemi sakrifikuar shumë dhe kemi luajtur si skuadër. Do të vazhdojmë kështu, me këmbë në tokë”, tha ai.

Arena e Lajmit


Autor i një perle në Çeki, Bajrami: Japim shpirtin ndaj Polonisë, sonte realizova golin e karrierës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook