Mbahet sot seanca gjyqësore në GJKKO për ish-ministrin e Mjedisit, Fatmir Mediu sa i takon çështjes ‘Gërdeci’.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për se Mediu kërkon në Gjykatën e Posaçme pyetjen e 90 dëshmitarëve për llogari të procesit ndaj tij në këtë gjykatë. Mes tyre zyrtarë të lartë të mbrojtjes së DASH dhe qeverive, gjeneralë të NATO dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së qeverisë shqiptare.
Këta zyrtarë të lartë kanë qenë në pozicione kyçe kur ka ndodhur tragjedia e Gërdecit. Mediu, në tentativa për të provuar pafajësinë e tij, parashtroi përmes mbrojtjes, kërkesën e tij, ndërkohë që Gjykata u tërhoq për vendim.
Kujtojmë se në seancën e fundit avokatët e ish-ministrit kërkuan heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar, por gjykata u shpreh se këtë kërkesë ka të drejtë ta bëjë vetëm i pandehuri.
()