Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 62-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin N. E., 62 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 59 vjeç, banues në fshatin Karakullak, pasi nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në afërsi të banesës së tij, dhe si pasojë, është djegur një mullar me kashtë, në pronësi të tij, dhe është shkaktuar ndotje e mjedisit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. S., 42 vjeç dhe A. B., 54 vjeç, pasi për shkak të një konflikti për motive të dobëta, 42-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babit të tij, ndërsa 54-vjeçari ka kanosur me mjet prerës (sëpatë), shtetasin E. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit


Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 62-vjeçari në Elbasan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook