Harrohen këpucët dhe dorezat e portierëve në Madrid, amatorizëm te Spanja në prag të transfertës me Gjeorgjinë

Surprizë e keqe për kombëtaren spanjolle pas mbërritjes në Gjeorgji, ku sot në orën 18.00 do të përballen me këtë kombëtare në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024. Sapo mbërritën në hotelin në Tbilisi, anëtarët e stafit të Përfaqësueses vunë re se mungonte një pjesë e materialit teknik ku përfshihen këpucët e lojtarëve dhe dorezat për portierët. Sipas asaj që shkruajnë mediat, materialet në fjalë ishin harruar në Madrid, brenda një makine të parkuar në aeroport.

Kur stafi spanjoll njoftoi lojtarët, disa menduan se ishte shaka, ndërsa trajneri e priti shumë keq këtë “amatorizëm”. Sipas Relevo, seanca stërvitore u mbajt në palestër pasi lojtarët nuk mundën të dilnin  në fushë pasi shiu e bënte të rrezikshëm stërvitjen vetëm me atlete. Materialet mbërritën natën vonë me një avion privat, por çfarë rëndësie ka tanimë pasi lajmë ka bërë bujë.

()

Arena e Lajmit


Harrohen këpucët dhe dorezat e portierëve në Madrid, amatorizëm te Spanja në prag të transfertës me Gjeorgjinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook