Lideri i ri i “Djallit”, Tonali: Milani, në netët magjike! Ibra na ka infektuar të gjithëve

Njëzetedy vite, por me shpirtin e liderit. Sandro Tonali u bë ndaj Veronës lojtari i parë në historinë e Milanit i aftë të shënojë më shumë se një gol në Serinë A në ditën e ditëlindjes.

TONALI

Gjithashtu ai u bë mesfushori më i ri me të paktën pesë gola në kampionat gjatë këtij sezoni e mund të përditësojë ende këtë statistikë pasi kalendari rezervon edhe dy ndeshje të tjera. Numri 8 kuqezi ka dhënë për televizionin e klubit një intervistë gjatë së cilës ka shprehur të gjitha emocionet e tij për suksesin e së dielës.

Cilat janë emocionet e një dite më pas?

Ishte një mbrëmje shumë e bukur për ekipin dhe të gjithë milanistët. Kemi arritur deri në këtë pikë duke ngritur kokën edhe në momentet më të vështira. Goli i tyre nuk na i preu këmbët siç mund të pritej e kjo sepse tashmë jemi një skuadër e madhe e cila vendos zemrën mbi gjithçka. Disavantazhin nuk e menduam e vijuam lojën tonë sikur të ishim 0-0.

22-vjetori me dopietë. Nuk i ndodh gjithkujt apo jo?

Faktin që jam tifoz i Milanit e ndjeva më shumë në golin e dytë. Ishte ditëlindja ime dhe dhuratën ia bëra vetes, por edhe Milani mua sepse më ka bërë pjesë të tijën. Ishte një mbrëmje që duhet ta kujtojmë, por edhe ta harrojmë sa më shpejt pasi kemi një tjetër sfidë tepër të rëndësishme që na pret siç është ajo kundër Atalantës.

Pioli thotë se për të tilla ndeshje po përdorni përvojën. E vërtetë?

Ashtu është. E kemi kuptuar forcën tonë dhe nuk trembemi më kur pësojmë. E treguam se sa vlejmë me ato tre gola që në një fushë si ajo e Veronës nuk i shënon kushdo. Edhe të dielën minutat e para nuk i interpretuam mirë, por suksesi e tregoi qartë se sa të përqendruar jemi.

Cili ka qenë momenti kur ju personalisht ndryshuat mendësi?

Në këto nivele diferencën e bëjnë hollësitë. Nuk ka diçka konkrete që ka sjellë ndryshimin tim, por janë një tërësi detajesh që më kanë sjellë në këtë nivel.

TONALI 2

A ka rëndësi edhe të qenit një tifoz i çmendur kuqezi?

Mendoj që po pasi kur fiton Milani, jam dy herë më i lumtur, ndaj edhe kur humbasin nuk është e njëjta gjë. Ka të mirat dhe të këqijat e veta, por të jesh tifoz i Milanit në netë si ajo në Veronë është një avantazh i madh.

Ibrahimoviçi çfarë ju tha para ndeshjes?

Kur Ibra na flet do të thotë se dëshiron të na përcjellë diçka të rëndësishme siç bëri të dielën. Të dish që Ibra thotë diçka të tillë do të thotë se edhe ai është në anën tonë, është me ne, dëshiron t’i fitojë të gjitha ndeshjet dhe ndaj Veronës donte të fitonte edhe nga pankina. Më pas kur u fut ndikoi edhe në golin e tretë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – Arena e Lajmit


Lideri i ri i “Djallit”, Tonali: Milani, në netët magjike! Ibra na ka infektuar të gjithëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook