Vrasja e Klajdi Bitrit në Itali me shtizë peshkimi/ Prokuroria urdhëron nisjen e hetimeve të reja, dinamika e ngjarjes pritet të rindërtohet nga e para

Rreth 10 ditë  nga vrasja e të riut shqiptar në Itali, Klajdi Bitri autoritetet kanë hapur hetime të reja, të cilat janë urdhëruar nga Prokurori, Marco Pucilli.

Mediat italiane raportojnë se hetimet do të përqendrohen te arma me të cilën u krye krimi, një shtizë peshkimi, për të parë si funksionon.

Po ashtu do të analizohen edhe objektet e sekuestruara, makina Opel Zafira në të cilën ndodhej i dyshuari për krimin, 27-vjeçari algjerian Fatah Melloul, peshqiri i tij i plazhit dhe rrobat që kishte veshur atë ditë.

Do të merren mostra dhe më pas do të analizohen. Theksohet se po kërkohen gjurmë gjaku dhe gjurmë gishtash. Këto hetime do të nisin më 14 shtator dhe nga prokuroria konsiderohen si të nevojshme për rindërtimin e dinamikës së krimit.

Kujtojmë se i riu shqiptar, Klajdi Bitri u vra me një shtizë peshkimi nga algjeriani.  Të dy ishin në një rrugë publike kur shpërtheu një debat për një mosmarrëveshje mbi rregullat e trafikut rrugor.

Arena e Lajmit


Vrasja e Klajdi Bitrit në Itali me shtizë peshkimi/ Prokuroria urdhëron nisjen e hetimeve të reja, dinamika e ngjarjes pritet të rindërtohet nga e para

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook