SONDAZHI/ Cilat skuadra do të shkojnë në Europë nga Superiorja? Ja si janë përgjigjur lexuesit

Gara për një vend në Europë është ndoshta ajo që ndez më shumë futbollin shqiptar në javët e fundit të sezonit, edhe mes tifozëve të cilët e dinë se aventura europiane mund të sjellë në arkat e klubeve të tyre të ardhura të rëndësishme.

kupat

Pikërisht me pyetjen se cilat ishin skuadrat që do të siguronin Europën, përveç Tiranës, është krijuar sondazhi i “Panorama Sport” i cili ka marrë përgjigje nga lexuesit me disa rezultate mjaft interesante.

Mes alternativave, Laçi ka marrë 30,05% të votave, duke qenë alternativa më e zgjedhur mes lexuesve. Pas saj, diferencat janë me të vërtetë të vogla. Në vendin e dytë ishte Kukësi me 22,59% i ndjekur nga Partizani me 21,43%. Vllaznia, e cila aktualisht mban vendin e tretë në renditje dhe në teori është në zonën e Europës, ka 21,43% të votave në këtë sondazh. Ndërkohë, Kastrioti i cili për një periudhë të shkurtër u duk se mund të bëhej pjesëmarrës, ka siguruar 6,25% të votave.

sondazhi

Tashmë ju mund të votoni më poshtë, ose në faqen e internetit të “Panorama Sport” në sondazhin e radhës për atë që mendoni se do të jetë fituesi i Kupës së Shqipërisë në këtë edicion.


SONDAZHI/ Cilat skuadra do të shkojnë në Europë nga Superiorja? Ja si janë përgjigjur lexuesit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook