Ndezën zjarre nga pakujdesia, por dogjën ambientin me 4000 dengje me bar, arrestohet njëri, procedim për tjetrin

Një person ka rënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht, pasi akuzohen për zjarrëvënie. Bëhte fjalë për dy raste në Lushnjë.

NJOFTIMI I POLICISE

Ndezën zjarre nga pakujdesia, dhe si pasojë u dogjën një ambient me 4000 dëngje me bar në brendësi, dhe një sipërfaqe toke e mbjellë, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetase.

Pas marrjes së njoftimeve për 2 zjarre, në lagjen “18-Tetori” dhe në fshatin Golem, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe ato zjarrfikëse, kanë shkuara menjëherë në të dyja vendngjarjet dhe kanë bërë të mundur shuarjen e të dy zjarreve, të cilat favorizoheshin nga era e fortë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi motokorrësja me të cilën punonte në tokën e tij, ka lëshuar shkëndija që kanë shkaktuar zjarr. Nga përhapja e flakëve është djegur një stan në pronësi të një shtetasi tjetër dhe 4000 dengje me bar që ishin brenda stanit.

-Po këta specialistë kanë referuar materialet procedurale në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. L., 31 vjeçe, banuese në Golem i Madh, pasi nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e saj, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon sërish për qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Arena e Lajmit


Ndezën zjarre nga pakujdesia, por dogjën ambientin me 4000 dengje me bar, arrestohet njëri, procedim për tjetrin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook