“Ishte si një miqësore me Kosovën”, momenti kur Granit Xhaka nuk pengoi golin e barazimit

Ylli nga Kosova i Zvicrës, Granit Xhaka theksoi se ishte i emocionuar për ndeshjen me Kosovën, ku barazuan me rezultat 2-2. Xhaka pohoi se kjo përballje ngjante si një miqësore, teksa shtoi se Kosova ka kualitet më shumë se që është në tabelë.

“Nuk kemi mundur ta japin dhënë maksimumin, koncentrimi nuk ka qenë shumë i lartë. Ndihem krenar me qenë këtu, tifozat na kanë prit mirë. Kosova edhe në ndeshjet e tjera duhet të luftojnë sikurse sot. E ka një ekip shumë me kualitet dhe të ardhme”, tha Xhaka pas ndeshjes.

Pasi zgjodhi që të mos i shënonte Shqipërisë me fanellën e Zvicrës, Granit Xhaka, përsëriti të njëjtën situatë edhe me Kosovën. Goli i barazimit erdhi nga Vedat Muriqi në sekondën e fundit të ndeshjes, në aksionin e fundit.

Por në atë moment vërtet për t’u mos humbur është reagimi i Granit Xhakës. Pavarësisht se mesfushori shqiptar kishte në dorë që të ndalonte dhe të ndërhynte për të prishur aksionin e golit, nuk e zgjodhi një gjë të tillë.

Ai qëndroi në vend, i palëvizur, megjithëse ishte rasti i fundit i takimit. Xhaka nuk lëvizi asnjë hap, madje në momentin e gjuajtjes u përkul me trup për të parë më mirë topin që po hynte në rrjetë. Një festë tërësisht e përmbajtur e Xhakës që Kosova i shënojë Zvicrës, por që mund t’i prish jo pak punë në vend helvet.

()

Arena e Lajmit


“Ishte si një miqësore me Kosovën”, momenti kur Granit Xhaka nuk pengoi golin e barazimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook